Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka bërë një shkrim prekës për babain e saj, që po mbahet në paraburgim në Hagë prej tre vitesh. Ai ishte arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020.
Advertisements
Krasniqi ka shkruar se këto tri vite kanë kaluar “sikur në ferr”, derisa ka thënë se nuk e ka besuar se “parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta”.
Në këtë “dhomë”, ka thënë se i festuan ditëlindjet, sukseset, fejesën, martesën dhe se si në po atë dhomë e mori lajmin se do të bëhej gjysh.
Advertisements
“Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta. Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar Krasniqi.