Albanologu i njohur mesazh të fortë shqiptarëve: Keni vend të bukur, keq ta braktisni

Albanologu nga Çekia, Premysl Vins ka deklaruar se kur ikin nga Shqipëria me bashkëshortin dhe djalin i mungojnë shumë kuzhina shqiptare, natyra dhe shoqëria.

Advertisements

Gjatë një interviste televizive, ai tha se shpresojnë që dhe djali i tyre i vogël të ketë interes po aq të madh për Shqipërinë dhe të mësojë dhe gjuhën tonë një ditë.

“Kur ikim nga Shqipëria, na mungon kuzhina e mirë shqiptare, bisedat, shokët, natyra, e njohin mirë këtë vend dhe kuptohet se kur jemi jashtë kemi mall për Shqipërinë. Tani na gëzon fakti që mund të vijmë rregullisht përsëri dhe me djalin tonë. Shpresojmë që ndoshta dhe ai ndoshta do të ketë interes. Ndoshta do të dojë të mësojë dhe gjuhën shqipe, por nuk e detyrojmë, është fati i tij”, u shpreh Vins.

Advertisements

Në fund, albanologu dha dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“I them çdo shqiptari që keni një vend të bukur dhe pse ka shumë probleme, është keq ta braktisni këtë vend”.

Artikulli paraprak“O Fran mor…”/ Video nga sherri me 3 të plagosur në Pukë, i riu vrapon me kosore në dorë
Artikulli tjetërU bë pengesë për lidhjen e tyre, adoleshentja vret vjehrrën me gur në kokë! Partneri e ndihmon të zhdukë kufomën