Aksidenti tragjik, identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën në Hamburg të Gjermanisë

Rruzhdi Hoxha nga Kukësi 33 vjeç dhe Albert Zorba nga Elbasani 31 vjeç janë dy shqiptarët e identifikuar si viktima në aksidentin gjatë punës që ndodhin mëngjesin e së hënës në Hamburg të Gjermanisë.

Advertisements

Së bashku me kolegët e tyre po ashtu shqiptarë, Hoxha dhe Zorba humbën jetën tragjikisht teksa një skelë e një pallati në ndërtim ku punonin të rinjtë u shemb.

Ata ishin pajisur me dokumente pune bullgare false ku punonin në të zezë në Gjermani si të kontraktuar, punonjës në një kompani në pronësi një shqiptari nga Kosova i cili pas ngjarjes së rëndë është zhdukur, sipas joq.

Advertisements

Aksidenti

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Shërbimet e urgjencës që mbërritën fillimisht gjetën tre të vdekur dhe një punëtor me lëndime të forta të rrezikshme për jetën.

Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, operacioni në kantier ishte gjithashtu i rrezikshëm për jetën e zjarrfikësve. Vendi i ndërtimit u evakuua plotësisht.

Hetimet

Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falenderuar edhe shërbimet e urgjencës.

Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg. Më 2 shtator 4 punëtorë ranë nga skelat në një aksident të ngjashëm në një kantier ndërtimi në urat Elba, Hamburg, jo shumë larg Hafencity, të cilët u plagosën dhe disa prej tyre ishin në rrezik për jetën.

Artikulli paraprakNga 20 deri në 60 vjeç, ushiqmet më të mira për çdo moshë
Artikulli tjetërDokumentet/ Këlliçi: Biznesi i dherave në inceneratorin e Tiranës me bekimin e Veliajt