Aksident me vdekje në aksin Fier-Lushnjë! Automjeti del nga rruga, ndërron jetë 26-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 nëntor) në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Advertisements

Raportohet se një 26-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, i riu me iniciale E.N, banues në Fiershegan, ka ndërruar jetë.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Artikulli paraprakBëhuni gati, Bajrami paralajmëron, çfarë do të ndodhë të hënën?
Artikulli tjetërE papritur në DWTS! Ish-banorja e BBV puth në buzë balerinin