A do të paraqitet në seancën e Apelit në GJKKO? Berisha jep përgjigjen e prerë

Më 20 Nëntor në ora 09:00 do të mbahet seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Advertisements

Mirëpo, a do të jetë i pranishëm ish-Kryeministri Berisha në këtë seancë?

Një një konferencë për mediat, kryedemokrati Berisha është shprehur se nuk ka marrë asnjë kërkesë në lidhje me seancën në Apel.

Advertisements

Pyetje: Seanca e Apelit është caktuar në orën 9 të mëngjesit, ditën e hënë që përkon me kërkesën e paraqitjes ndaj jush meqë është e hëna e tretë e këtij muaji, a do të shkoni, apo do të dërgoni avokatët?

Sali Berisha: Nuk kam marrë asnjë kërkesë. Avoketërit janë të autorizuar që të ndjekin procedurën sepse nuk e kam të lehtë unë që të vendos për një qëndrim parashtetëror. Nuk mund ta vendos kurrë unë atë. Avoketërit i kam autorizuar dhe ata në respekt të kësaj porosie, u paraqitën në gjykatë, i kërkuan dorëheqjen, i dhanë mundësinë që të shpëtonte fytyrën gjykatësja Gjoka, por ajo nuk pranoi.

Artikulli paraprakGjykata vendos sekuestro mbi kompaninë “Air Albania”, bllokohen aksionet
Artikulli tjetërUjë me “pikatore” në Babicë, 200 familje furnizohen 1 herë në 48 orë