A do të ketë reshje shiu? Surprizat e motit për ditën e sotme

Gjatë ditës se enjte në vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 22°C
në zonat bregdetare 10 deri 22°C

Artikulli paraprakÇudira shqiptare! Nxënësi i thyen krahun me karrige, drejtoresha pezullon mësuesin
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme/ Parashikimi për secilën shenjë të zodiakut