6 ndryshime për vendin e parë, Silvinjo zbret në fushë me formacionin e ri

Festë, por edhe luftë për vendin e parë në grup. Shqipëria luan sot në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe ndeshjen e fundi për kualifikueset Euro 2024.

Advertisements

Trajneri Silvinjo pritet që të bëjë 6 ndryshime në formacion. Strakosha do të kthehet në vend të Berishës.

Në mbrojtje Ivan Balliu do të luajë në vend të Hysajt, në mesfushë do të aktivizohen Kejdi Bare dhe Ernest Muçi në vend të Bajramit dhe Kristjan Asllanit.

Advertisements

Në sulm do të rikthehen Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Artikulli paraprakMinatorët sërish në protestë para Kuvendit, zbulohet kërkesa e tyre
Artikulli tjetër‘Kur të bëhem 16 vjeç, do të nisem me gomone drejt Britanisë së Madhe’! ‘Daily Express’ interviston të miturit në Kukës