Izraeli do të “bëjë gjithçka” për të liruar dhe kthyer pengjet që janë marrë në Gaza, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Major Doron Spielman për CNN.
Advertisements
“Ne kemi burra, gra, fëmijë dhe gjyshe të ulur në Gaza në një bodrum. Ajo që mund t’ju them është se ne nuk do të ndalemi derisa të shterojmë çdo mjet të mundshëm për kthimin e tyre.
Ne nuk do të lëmë asnjë person pas dhe do të bëjmë gjithçka për ta bërë këtë”, tha Spielman gjatë një interviste në Sderot, Izrael.
Advertisements
Spielman u shpreh se forcat izraelite “po përpiqen të eliminojnë infrastrukturën e Hamasit në mënyrë sa më efektive që të jetë e mundur”.
Zëdhënësi deklaroi se Hamasi po përpiqet të depërtojë në shtatë zona të ndryshme në Izrael dhe se IDF ka komandë ajrore mbi shumicën e tyre, por po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj. Spielman ishte i qartë në përshkrimin e ashpërsisë së inkursionit të Hamasit.
“Ky është sulmi më shkatërrues në historinë e shtetit të Izraelit gjatë 75 viteve të fundit, që nga krijimi i shtetit”, tha Spielman.