Ndonëse “Big Brother” ka përfunduar, fama e ish-banorëve vijon akoma. Në rrjetet e tyre sociale, lëkundjet kanë qenë të zakonshme përgjatë kësaj kohe, duke rrëzuar nga froni shpesh më të klikuarin, apo duke ngritur në majë të tjerë personazh.
Advertisements
“Top Albania Radio” ka përmbledhur 10 personazhet me më shumë ndikim në “Instagram”-in e tyre, duke u fokusuar te shifrat konkrete.
Këngëtarja Nita Latifi ka pësuar humbje në numrin e ndjekësve të saj. Këtë herë ajo ka humbur 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 139K.
Advertisements
Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’, që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private. Efi ka humbur po ashtu 3 mijë ndjekës.
Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë, Dea Mishel angazhohet dhe në një tjetër projekt kaq të madh e të rëndësishëm. Dea ka humbur 1 mijë ndjekës dhe ka shkuar në 301K.
Luizi ka humbur 1 mijë ndjekës. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcim it si konkurrent në spektaklin “Dancing with the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij.
Javën e kaluar, Ronaldo Sharka u rendit në vend të parë, por këtë herë ai nuk ka ndryshuar fare në numrin e ndjekësve, njësoj si Armaldo. Keisi Medini po ashtu nuk ka pësuar ndryshime në ndjekësit e saj në “Instagram”. Ajo numëron sërish 366K.
Jori Delli ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’, edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori numëron sërish 533K pa asnjë ndryshim.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish-banorë të “Big Brother Vip 2”, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë, e cila vazhdon dhe jashtë.
Çifti duket mjaft i lumtur krah njëritjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre. Megjithatë, edhe Kiara nuk ka pësuar ndryshime në numrin e ndjekësve në “Instagram këtë javë”.
Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore së bashku me Luiz Ejllin. Këtë javë ajo renditet në vend të parë me 1 mijë ndjekës të shtuar.