Gazetari Bled Koka, në një intervistë në “Top Talk”, ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama është drejt pazarit me BE-në për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.
Advertisements
Në optikën e Kokës, pjesëmarrja e Shqipërisë në një takim të liderëve të BE-së të organizuar nga Giorgia Meloni në Spanjë, do të thotë vetëm një gjë: Pazar për një kamp të ri për refugjatët e ardhur nga Lampeduza dhe emigrantët problematik në Gjermani.
Sipas gazetarit, Shqipëria do jetë vendi që do përzgjidhet si vend depozitimi i emigrantëve, në këmbim të një rruge më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE. Duke theksuar se situata është mjaftë alarmante, Koka shprehet se nëse kjo ndodhë kostot do t’i paguajnë vetëm shqiptarët dhe Shqipëria në një periudhë afatgjatë.
Advertisements
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: Samiti në Spanjë, ministeriali në Tiranë, çfarë të bëri ty përshtypje? Ka pasur disa deklarata, disa lëvizje interesante…
Koka: E rëndësishme është që të flitet për integrimin e Bashkimit Evropian, të jemi të gjithë sepse vetëm integrimi, mund të sjellë paqen. Këtë e them në kuadrin e skepticizmit sepse ditën e djeshme në Spanjë ka patur një takim të liderëve të BE-së të organizuar nga Giorgia Meloni, me prezencën e një vendi që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian sikurse Shqipëria.
Sot “The Guardian” ka folur për mundësinë e krijimit dhe hapjes së një kampi refugjatësh, i cili do të çoj në një vend që nuk është përcaktuar ende emigrantët që vijnë në Lampeduza, por edhe nga Gjermania e cila ka hasur probleme së fundmi sikurse njoftoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Nga informacionet që kemi është e mundur të jetë Shqipëria vendi që do të përzgjidhet si vend depozitimi i emigrantëve që vijnë nga Lampeduza dhe atyre që janë kthyer në problematikë në Gjermani.
Përmes këtij pazari ose kësaj skeme, Shqipërisë do t’i jepet një korsi më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE.
Xhokaxhi: Po flasim si kalim i përkohshëm, siç ka ndodhur deri tani apo rezident?
Koka: Jo jo, si rezident. Si vend depozitimi.
Xhokaxhi: Po ku kemi ne hapësira për t’i mbajtur, bëhet fjalë për qindra-mijëra.
Koka: Një vit më parë ne folëm për përgatitjen e kazermave që ndodheshin në Korçë apo vende të ndryshme që po bëheshin gati për këta emigrantë. Mendoj që me shumë gjasë, shumë shpejt do të diskutojmë për nevojën e ngritjes së këtyre kampeve dhe kjo është një lloj pazari që i është ofruar zotit Rama – pazar sepse është shumë e dëmshme për Shqipërinë dhe shumë e brisht për shpatullat e Shqipërisë – si një rrugë kalimi, një rrugë përshpejtimi të anëtarësismit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ky është i vetmi element shtesë që unë kam vënë re në një samit sikurse ai i Spanjës dhe mendoj se është një çështje që duhet shtruar në debat.
Kjo shpjegon edhe dashurinë e madhe të Giorgia Melonit për Edi Ramën krejt papritur gjatë verës 3 ditë në rezidencën e tij, por edhe të liderëve të BE-së që mundohen ta përdorin dëshirën e zotit Rama për të qenë faktor në çdo rast, me çdo mënyrë dhe çdo kosto, në supet e Shqipërisë dhe shqiptarëve, pa marrë parasysh pasojat dhe duke e shitur këtë si arritje të madhe, por kostot i paguan vendi në periudhë afatgjatë.