Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Gjakovë. Sipas organeve të rendit ai është gjetur i vdekur nga vëllai i tij. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsinë.
Advertisements
“Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar,
ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Advertisements
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.