Vdekja e 3-vjeçarit, policia dhe prokuroria i kërkojnë kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam…

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, pas ndërhyrjes në gojë në klinikën stomatologjike të mjekut Roland Xhaxho pak ditë më parë, e cila u bë publike vetëm këtë të enjte, tronditi mbarë opinionin publik.

Advertisements

Prokuroria e Tiranës ka nisur ditën e sotme hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në QSUNT dy ditë pasi kishte bërë ndërhyrje në gojë në klinikën stomatologjike të mjekut Xhaxho.

Ishin familjarët e të miturit të cilët denoncuan vdekjen e tij, duke thënë se kjo ndodhi për shkak të sasisë së lartë të narkozës, e cili i kishte prekur mëçinë.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeti ka zbuluar se ndërsa prokurorët dhe policia kanë shkuar në klinikën e mjekut Rland Xhaxho për të sekuestruar kamerat e sigurisë, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka, pasi prej datës 23 shtator ka qenë duke kryer punime.

Mësohet se policia ka sekuestruar DVR (regjistrimet e kamerave). Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUNT.

Artikulli paraprak“Ik mos më çaj k****”, nipi nuk lejon hallën të futet në shtëpi në Tiranë
Artikulli tjetërTragjedi në Meksikë! Përmbyset autobusi! 18 të vdekur, fëmijë, gra dhe burra