“‘Tigri’ tha s’jam unë “delja e zezë’”- Zbardhet debati pa media në Grupin e opozitës! Deputeti i PD: Berisha të ulet kokë më kokë me…! Paloka: Jemi shkëputur nga baza! Mziu: Të ngujohemi më ditë për zgjidhjen!

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e deputeteve ë opozitës e thirrur nga Gazment Bardhi dhe ku marrin pjesë aleatët dhe përkrahësit e Sali Berishës, demokratët kanë kërkuar zgjidhe nga ish-kryeministri.

Advertisements

Deputeti demokrat Ramadan Lika ka theksuar se Berisha duhet të ulet dhe të gjejë zgjidhje, si politikanë me 32 vite karrierë mbi supe. “Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu”, mësohet të jetë shprehur Lika.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur qëndrimet e deputetëve të pranishëm në mbledhje, teksa mësohet se deputeti i PD, Ramadan Lika ka thënë se Berisha e ka për detyrë të gjejë një zgjidhje.

Advertisements

“Ne jemi deputete që mbështesim Gazment Bardhin, ndërsa ju, mbështesin Sali Berishën. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën”, ka thënë ai gjatë takimit me dyer të mbyllura.

Ndërsa Xhelal Mziu ka theksuar se kjo forcë politike po shkon nga humbja në humbje, ndërkohë që demokratët po konvertohen për të shpëtuar bukën e gojës. “Duhet të ngujohemi me ditë për të gjetur zgjidhje, sepse në terren nuk ke kë takon”, është shprehur Mziu.

Deputeti demokrat ka thënë se Berisha ka për detyrë për ta gjetur këtë zgjidhje. “Rol jo të pakët ka Berisha si person influent për të gjetur zgjidhje që PD dhe opozita të kthehen në një forcë shpresëdhënëse dhe fituese.

Siç thekson dhe Tigri, nuk jam unë delja e zezë, por koka e zezë e tufës, pra Rama. Ne duhet të krijojmë strategjinë, gjithpërfshirjen, duhet të largojmë frikën, duhet të shpalosim platformën e një force politike që jep shpresë për shqiptarët që janë në vend dhe për emigrantët.

Në këtë kontekst Berisha duhet të gjej një zgjidhje…Kuptohet dhe PD vetë ka potenciale për të dalë nga ky ngërç ku jemi futur. Nuk mundet të rrojmë duke u qar, por të përballemi”, është shprehur ai.

Ndërkohë që Edi Paloka ka kërkuar që grupi i deputetëve të fillojnë punën në bazë. “Kërkoj që bashkimin e grupit ta shtrijmë dhe në baze. Te fillojmë bashkërisht takimet me demokratet ne baze dhe qytetaret, sepse jemi shkëputur këto kohe”, ka thënë Paloka.

Zbardhen debatet pa media në Grupin e deputetëve të opozitës

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa here ne takime te Grupit Parlamentar, por tashme ka ardhur koha te flasim për zgjidhje politike te Partisë Demokratike, ne mënyre qe te jemi gati për zgjedhjet e 2025-es. Edi Ramës i intereson te jete kjo situate ne PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund te qëndrojmë kështu, pasi do te përsërisim veten, si ne 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do te vazhdojmë te presim gjykatën, mund te ndodhe, siç ndodhi, qe u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën.

Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakice, ndërkohe qe ne vete duhet te kthehemi ne një parti de juro, qe te njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër qe ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicën e anëtarësisë, kemi shumicën ne Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botes, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.

Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratet.

Sali Berisha: Nuk është vështire te gjejmë emër apo te bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lenë padrejtësi pa bere ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk të le. Çfarë kërkon? Të zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për ëe mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat.

Ramadan Lika: Z. Berisha, ju keni 32 vite ne politike, ju keni detyrimin ta zgjidhni ketë situate politike qe ka mbytur PD-ne. Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu.

Ne jemi deputete që mbështesim Gazment Bardhin, ndërsa ju, mbështesin Sali Berishën. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën.

Xhelal Mziu: Jemi kthyer në një strukturë politike ku logo e PD është marrë peng dhe më keq se në kohën e diktaturës çdo ditë përjashtohen kolegë nga PD si rasti i fundit të Gaz Bardhit. Jemi në një presion ndërkombëtar dhe nga zoti Berisha, i shpallur me pa të drejtë ose për shkak të lobimit të Ramës. Sapo vijmë nga një humbje e thellë e 14 majit por e kulmuar dhe nga humbja e Kukësit, ..

Në këto kushte situata në terren është e papranueshme, u ka ik shpresa, po largohen ose po konvertohen për bukën e gojës. Ndaj në këto kushte duhet një zgjidhje radikale , duhet një organizim deri në bazë, duhet hap rrugë personaliteteve publike brenda dhe jashtë vendit. Duhet të ngujohemi me ditë për të gjetur zgjidhje, sepse në terren nuk ke kë takon..

Rol jo të pakët ka Berisha si person influent për të fjetur zgjidhje që PD dhe opozita të kthehen në një forcë shpresëdhënëse dhe fituese.

Siç thekson dhe Tigri, nuk jam unë delja e zezë, por koka e zezë e tufës, pra Rama. Ne duhet të krijojmë strategjinë, gjithpërfshirjen, duhet të largojmë frikën, duhet të shpalosim platformën e një force politike që jep shpresë për shqiptarët që janë në vend dhe për emigrantët.

Në këtë kontekst Berisha duhet të gjej një zgjidhje…Kuptohet dhe PD vetë ka potenciale për të dalë nga ky ngërç ku jemi futur. Nuk mundet të rrojmë duke u qar, por të përballemi…

Edi Paloka: Kërkoj që bashkimin e grupit ta shtrijmë dhe në baze. Te fillojmë bashkërisht takimet me demokratet ne baze dhe qytetaret, sepse jemi shkëputur këto kohe.

VIJON…..

Artikulli paraprakRritja e sheqerit në gjak gjatë mëngjesit? Ja përse ndodh edhe tek njerëzit pa diabet
Artikulli tjetërShqipëri-Çeki “blindon” Tiranën, ja rrugët që do të bllokohen dhe dënimet kush shkakton trazira