Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar, i cili dy ditë më parë, më 16 tetor, ka qëlluar me armë drejt banesës së dy vëllezërve.
Advertisements
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në fshatin Domje, Vorë.
Shtetasi L. L., 26 vjeç, banues në Domje gjatë një konflikti me shtetasit E. A., 34 vjeç dhe B. A., 29 vjeç, (vëllezër), dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së dy vëllezërve.
Advertisements
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme