“Taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave”/ Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq

Megi Pojani ka qënë një ndër personazhet publik që ka kaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, duke shkëlqyer me veshjen e saj, me një fustan të kuq.

Advertisements

Ndërkohë që ka patur mjaft komente pozitive, duket se moderatorja e “Për’puthen”, nuk është aq e lumtur me paraqitjen e saj në tapetin e kuq dhe kjo për shkak të një camcakëzi.

Pojani ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, ku shihet në një video, teksa përtypet, duke ngrënë camcakëz.

Advertisements

“Çfarë të them unë, duhet të ftohem në 10 tapete të kuq që t’i kap stilin. Më duhet një skuadër si fillim, t’i kem në kufje dhe të më thonë se duhet të heq camcakëzin, të mbaj trupin drejt dhe të mos hallakatem shumë. Jo se nuk rregullohet por taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave. Dhe vërtet një minutë e mbajta, se e kapërceva pastaj, paska qënë minuti i lavdisë“, shkruan Megi bashkangjitur postimit të saj në “InstaStory”.

Pavarësisht këtij incidenti të vogël me camcakëzin, Megit nuk ia prishi bukurinë asgjë, e cila dukej e mahnitëshme.

Artikulli paraprakU kallëzua penalisht në SPAK për shpërdorim detyre, reagon menjëherë Arben Ahmetaj
Artikulli tjetërMund të mbetesh shtatzënë pa kryer marrëdhënie s*ksuale? Gjinekologu tregon rastin e rrallë