Rreth 4 vite nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Advertisements
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete u shpreh sot se për shtresat në nevojë do të paguajë qeveria, ndërsa për pjesën tjetër shuma që do të paguhet do të jetë e përballueshme. Ende nuk është vendosur.
“Kjo nuk është taksë është një prim bazik sigurimi i cili do të mundësojë mbrojtje nga tërmeti. Për shtresat që mbështeten nga qeveria, do të shikojmë që të primi të mbështet nga qeveria dhe buxheti i shteti.
Advertisements
Drafti do të rishikohet në këtë frymë. Vlera do të përllogaritet dhe do të detajohet me VKM që t’i përgjigjet edhe natyrës së rrezikut që merret përsipër, por edhe shtrirjes.
Thelbi do të jetë që të jetë një pagës e përballueshme që të sigurojë mbrojtjen në mënyrë të përballueshme, që të jetë sa më e analizuar” tha ai.