Artan Tafani, 39-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e 23 shtatorit, pranoi të bashkëpunojë dhe u kthye në të penduar. Ai tregoi vrasje e tentativa vrasjesh. Të gjitha të organizuara nga Laert Haxhiu, i cili që prej muajit maj ndodhet i arrestuar në Greqi. Tafani u rrëfye para prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që në fakt e kishte person në hetim për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. Vrasjen e ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, Alban Semaku, në tetor të vitit 2021.
Advertisements
Dëshmia e Artan Tafanit zbuloi edhe planet konkrete për të vrasë përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliun, që kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Laert Haxhiut, ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Guri. Dje, në një intervistë televizive, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi tregon se si është proceduar në rastet e kërcënimeve të prokurorëve dhe mbrojtjen e tyre që sipas tij është bërë për shkak të detyrës, jo për probleme personale. Prokurori që bindi Artan Tafanin, të rrëfejë krimet e grupit të Laert Haxhiut, tregon se si u arrit të zbulohej e të dokumentohej një prej vrasjeve që ai kishte kryer.
Ndërkohë, Ajazi shpjegoi këtë fundjavë gjatë një prononcimi për mediat se Tafani nuk konsiderohet ende si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai thotë se në pikën ku ndodhen hetimet deri më tani Tafani konsiderohet një ndër personat nën hetim në kuadër të procedimit penal që po kryhet.“Ky person, në hetim ka qenë që në momentin e parë, një ndër personat e dyshuar për njërën nga ngjarjet kriminale që janë tashmë objekt i këtij hetimi.
Advertisements
Për ngjarjen e tetorit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Alban Semaku. Pra, ka qenë që në momentin e parë, në veprimet e para hetimore të kryera bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore pranë drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit, ka qenë ndër personat e dyshuar për këtë ngjarje. Dhe që në veprimet e para hetimore, është arritur të identifikohet si person dhe të kryhen veprime të caktuara hetimore në drejtim të tij. Dua të them që, që në momentin e parë ka qenë person në kërkim për këtë ngjarje, si i dyshuar për këtë ngjarje”, deklaroi Ajazi.