Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor; duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve me kthjellime dhe vranësira të dukshme, të cilat në zonat veriore dhe verilindore do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa pritet që edhe gjatë pasdites vranësirat të mbeten prezente në të gjithë rajonin e Kosovës por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në mëngjes, si edhe 2 – 3 gradë rënie pritet në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Advertisements
Për sa i përket erës do të fryjë mesatare për-gjatë gjithë 24-orëshit me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturave të ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por një rënie e lehtë do të sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Europa
Europa veri-verilindore do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje në formë shtrëngate të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqitet pjesërisht Europa Qendrore. Ndërsa me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash pritet të jetë Europa Jugperëndimore dhe Europa Juglindore.