Sulmi terrorist me dy të vdekur në Belgjikë, vjen reagimi i menjëhershëm i Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thyer heshtjen në lidhje me sulmin që ndodhi të hënën mbrëma në qendër të Brukselit, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Stoltenberg përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se i dënon sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.

Advertisements

“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg. Është raportuar se dy viktimat kishin të veshura ndërresa të kombëtares së Suedisë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja për kualifikim në Evropian, mes Belgjikës dhe Suedisë. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë nga të shtënat, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, e lidhi incidentin me terrorizmin. Në një postim në “X”, ai shkroi: “Sapo i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta kryeministrit suedez pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme ndaj qytetarëve suedezë në Bruksel. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët”, shkroi ai.

Advertisements

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhë më 21 tetor? Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë: Kurti përgatiti sot opinionin publik
Artikulli tjetër“Arben Dalipaj është fantazmë, nuk arrestohet kurrë, kapi gjeneralin e Guardia di Finanza! “/ Artan Hoxha zbardh detaje nga operacioni “Flakë në det” dhe hedh dyshime të forta