Sherr me një shok/ 13-vjeçari gjendet i vdekur në papafingon e shtëpisë

I mituri raportohet se ka pasur një sherr me një bashkëmoshatar përpara se të gjendej pa shenja jete nga familjarët e tij

Advertisements

Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në Nish të Serbisë, ku një 13-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave serbe, 13-vjeçari është gjetur i pajetë në papafingon e shtëpisë së tij, ndërsa më herët ai ishtek onfliktuar me një bashkëmoshatar.

Advertisements

Fqinjët dëshmuan se djali dhe viktima ishin shokë dhe shkonin në të njëjtën shkollë dhe nuk dihet ende arsyeja e sherrit që përfundoi në tragjedi.

Pas ngjarjes shkolla mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa pritet rezultati përfundimtar i hetimeve dhe detaje të reja mbi të miturit.

“Prokuroria e Lartë Publike në Nish është njoftuar se trupi i pajetë i A.S. (13 vjeç) është gjetur në një shtëpi në më 5 tetor rreth orës 11:00.

Prokurori ka kryer një kontroll në banesë. Po kryhen të gjitha veprimet për mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja”, tha Prokuroria e Lartë Publike.

Artikulli paraprak4 shenjat e Horoskopit që e mbyllin tetorin me xhepat plot
Artikulli tjetërEmri/ U kap në Kapshticë me 3 kallashnikovë dhe një pistoletë TT, zbardhet identiteti i të arrestuarit