Aktori i famshëm me dhjetëra role ikonike në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është larguar nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh sukses dhe karrierë të shkëlqyer si artist.
Advertisements
Burime të sigurta për revistën “Story” kanë treguar se Veleshnja e ka marrë këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të shoë-t, të dielën, ku u shfaq si pjesë e trupës me rolet e tij. Nuk dihet ç’ka ndodhur, që Velesnja largohet në fillim sezoni dhe kaq papritur, duket bërë “divorc” profesional me televizionin, ku gjithmonë binte në sy për marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte.
Ndërkohë s’e kanë lënë të bjerë ne toke aktorin e njohur, pasi direkt Veleshnja është blerë nga televizioni “MCN”, ku pritet të shfaqet me programin e tij. Me largimin e tij u plotësua kollona e treshes së aktorëve që konsideroheshin shtylla e “Portokalli”-së, përkatësisht Rezart Veleshnja, Florian Binaj e Renada Caci.
Advertisements
Për fansat e shoë-t më jetëgjatë të humorit lind pyetja: E tani kush ngelet në “Portokalli”?!