Rama: Kosova gaboi, i bëri “dhurata” Serbisë! Bëri edhe gjeste kundër Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kosova ka gabuar në procesin e dialogut duke i bërë “dhurata” Serbisë. Tha më tej, se Shqipëria ka ndryshuar dhe pyetet nga aktorët ndërkombëtarë për situatën në rajon.

Advertisements

“Duhet të jetë shumë e qartë se ne nuk bëmë gjest konsumi të brendshëm elektoral sikur janë prej kohësh një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë edhe ndaj qeverisë sonë përmes zërave të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare, jo thjeshtë me fjalë, por edhe masa kuptimplota në adresë të Serbisë. Vetë viktimizimi diplomatik i Serbisë falë dhuratave politike të Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë përpjekjen tonë, që ne e kemi vazhduar.

Këtë bëmë së fundmi edhe në samitin e Komunitetit Europian, ku bashkë me presidenten e Kosovës kemi kërkuar një qëndrim për Serbinë. Në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më e djeshmja në arenën ndërkombëtare. Sot respektohemi si të barabartë, vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë me fjalë dhe vepra, pyetemi nga të gjithë aktorët që na konsultojnë për problematikat rajonale, çmohemi si një vend serioz. Na kërkohen mikpritje samitesh. Kjo ndodh sepse e kemi ngritur Shqipërinë në një stad të ri” tha ai.

Advertisements

Artikulli paraprakNdeshja Shqipëri-Çeki: Njihuni me masat dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Artikulli tjetërRezoluta e përbashkët, Çollaku “shuplakë” Ramës: Deklarata juaj për marrjen e kontrollit nga KFOR, një hap drejt lamtumirës së sovranitetit të Kosovës