Rama: Kam divergjenca me Kurtin! Veriu i Kosovës, si Lazarati!

Kryeministri Edi Rama shpjegoi ditën e sotme në parlament se përse e përdori termin që veriu është “no man’s land (tokë e askujt)” gjatë një interviste për prestigjozen britanike “The Financial Times”.

Advertisements

Rama tha se kjo pjesë e territorit të Kosovës është jashtë kontrollit dhe aty nuk ke mundësi të parashikosh se cfarë do të ndodhë. Për ta zbutur, e krahasoi me Lazaratin në kohën e kanabisit.

“Unë e konsideroj veriun e Kosovës “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur aty nuk ka asnjë kontroll dhe nuk ka asnjë mundësi të parashikosh se cfarë vjen nesër.

Advertisements

Cfarë ishte Lazarati, “no man’s land”. U keq shfrytëzua me shpejtësi, përfshijnë edhe sazexhinjtë e plantit non grata duke e futur si shërbim timin ndaj Beogradit” tha ai.

E pranoi hapur se ka divergjenca të forta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Unë Albin Kurtin e kam mik më shumë se Ramush Haradinajn me të cilin në një segment të caktuar jam gjendur në një konflikt personal.

Por me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem në nivelin personal, por me kryeministrin aktual të Kosovës kam divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën si arrihet tek qëllimi i përbashkët kombëtar.

Prandaj marrëdhënia miqësore nuk ka si të më pengojë si ti kem dhe ti shpreh divergjencat. Me Ramushin kemi pasur një krisje në miqësi, nuk kam si të pengojë që ta shpreh neverinë për një video të porositur dhe shpërndarë përmes tastierave të luftës ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat me përfaqësuesit e listës serbe” tha ai.

Artikulli paraprakSa vjeç mbush? Ikona e muzikës së lehtë, Liljana Kondakçi feston sot ditëlindjen
Artikulli tjetërE rëndë! Mbërrin në spital pa shenja jete një 51-vjeçar gjerman, dyshimet e para