Policia greke sekuestron 49 kg marijuanë në kufi, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 grek

Policia greke ka ndjekur dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, në njërin nga të cilët u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 49 kg marijuanë.

Advertisements

Operacioni është zhvilluar nga policia e Patras, dje në afërsi të vendit të quajtur Klokova, në rrugën “Ionia”.

Janë arrestuar dy shqiptarë 21 dhe 22 vjeç, kushërinj me njeri-tjetrin dhe një grek 68 vjeç. Drejtuesi i mjetit të ngarkuar me droge ishte i moshuari grek, ndërsa dy shqiptarët kishin rolin e kontrollorit të rrugës për të shmangur kontrollet policore.

Advertisements

Mjetet ishin nisur nga Athina dhe janë ngarkuar me drogë në kufi me Shqipërinë, për t’u rikthyer sërish në Athinë. Në bagazhin e mjetit të drejtuar nga greku 68-vjeçar, u gjeten pako që përmbanin 49 kg marijuanë. Dosja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Mesolongjit.

Artikulli paraprak‘Heroina e Izraelit’/ Njihuni me 25-vjeçaren që i bëri ballë forcave të Hamasit, shpëtoi kumunitetin e saj
Artikulli tjetërU kallëzua penalisht në SPAK për shpërdorim detyre, reagon menjëherë Arben Ahmetaj