Një ciklon i vogël shtë duke u formuar tashmë në kufirin mes detit Adriatik dhe atij Jon dhe pritet që të përplaset me bregun shqiptar duke nisur nga ora 15:00 e në vijim.
Advertisements
Për shkak të tij, zona e Fierit dhe Vlorës si edhe pjesa e jugut gjatë orëve të mbrëmjes pritet të përballen me shira të rrëmbyeshëm duke sjellë rrezik për përmbytje.
Advertisements
Pritet që intensiteti i shirave të jetë mbi 30 mm dhe zonat më të prekura do të jenë pikërisht Fieri dhge Vlora. Parashikohet që në këtë zonë të ketë edhe përmbytje gjatë orëve të mbremjes për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve.
Më pas, reshjet do të vijojnë me intensitet më të ulët në zonën mes Beratit dhe Korçës.
Temperaturat do të jenë të ulta, mes 13-16 gradë Celsius.
Reshjet nisën që prej mëngjesit të djeshëm, ndërsa vijuan gjatë natës në zona të caktuara, kurse sot thuajse i gjithë territori i vendit është pushtuar nga shira me intensitet të ulët.