Plas sherri me ‘kolegeve’, Diola Dosti kapet keq me Anila Kalleshin(Foto)

Diola Dosti është i rikthyer sërish zhurmës së mediave dhe kësaj radhe për shkak të një sherri virtual me “kolgen” e saj, Anila Kalleshi.

Advertisements

Gjithçka ka nisur pas një interviste të Diolës, në të cilën është shprehur se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kalleshi, e cila mendon se Diola e ka bërë këtë thjesht për viralitet sepse nuk ka bazë shkencore.

Advertisements

“Obobo çfarë më dëgjuan veshët e çfarë më panë sytë! Një “nutricioniste” po sugjeronte për të sëmurët kardiakë por edhe atyre që duan të parandalojnë sëmundjet kardiake, të konsumonin dhjamin e mishit. Thjesht për t’u bërë virale besoj, siç e bën gjithmonë, se nuk ka aspak sens edhe bazë shkencore”, shkruan Kalleshi.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Diolës, e cila ka vendosur t’i përgjigjet publikisht Anilës me ironi. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo ka shkruar:

“Si quhen këto dietologet me shtatë grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë por vet kanë nevojë të shkojnë tek dietologia? Pyes për një fansen time”, pyet Diola, duke nënkuptuar se në fakt Anila është një fanse e saj.

Artikulli paraprakVala e re e infektimeve, mjeku Alimehmeti qetëson qytetarët
Artikulli tjetër“O sa mirë me qenë shqiptar!” Lot dhe përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. I pranishëm edhe Zaho