Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar në magazinat e fabrikës së miellit në Laç ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha. Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit dhe policia e Kurbinit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.
Advertisements
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është bërë e mundur të izolohet zjarri në disa pjese te fabrikës së miellit, ndërsa janë shkrumbuar sasi të mëdha mielli, miser dhe nënprodukte.
Sipas pronarit të fabrikës Tonin Loci shkak i rënies se zjarrit një shkëndijë elektrike, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, çka mund te ndihmoje grupin hetimor për zbardhjen e plot te rënies se zjarrit.
Advertisements
Demi i shkaktuar sipas pronarit kap vlerën e 40 milionë lekëve.