“Për në Venecia”, postimi i fundit në “Facebook” i shoferit të autobusit ku humbën jetën 21 udhëtarë

Mes 21 viktimave të aksidentit të autobusit në Mestre të Italisë ishte edhe drejtuesi i mjetit.

Advertisements

Mediat italiane shkruajnë se shoferi i autobusit ishte një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Alberto Rizzotto me origjinë nga Treviso. Ai ishte punonjës i “Martini Bus srl” që kishte marrë automjetin tek kompania “La Linea”, e cila kishte kontratën për transportin e turistëve nga kampingu për në Venecia.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje. Shoferi ishte ekspert me të paktën 6-7 vite eksperiencë në drejtimin e autobusit. Nga dëshmitë e para, mësohet se mjeti nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi.

Advertisements

“Anije për në Venecia”, ishte postimi i fundit i shoferit 40-vjeçar në Facebook.

Pas përhapjes së lajmit tragjik për aksidentin, në postimin e tij, njerëzit e kanë pyetur nëse ishte mirë, por kanë mbetur pa përgjigje pasi aksidenti ka rezultuar fatal për shoferin.

Kolegët e tij janë shprehur të tronditur për mediat italiane duke e përshkruar atë si një ekspert dhe shofer me eksperiencë.

“Ai ishte ekspert, kishte 7 vite që merrej me këtë profesion”, thonë të tronditur kolegët e tij.

Sjellim në vëmendje se autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francëzë dhe kroatë, ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit. Më pas, mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.

Flakët që shpërthyen u përhapën me shpejtësi, ndoshta për shkak edhe të karburantit. Policia italiane thotë se autobusi duhet të ketë qenë hibdrid, pra gjysmë elektrik

Artikulli paraprakSerbia liroi Radoiçiçin, Kosova: Beogradi, strehë për terroristët
Artikulli tjetërHapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja çfarë duhet të keni parasysh