Parashikimi i motit për sot, 12 tetor 2023

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Advertisements

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e para të mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Advertisements

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 26°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë; por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet rënie e lehtë dhe graduale e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellet por të freskët në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash në të gjithë republikën e MV ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje me 2 gradë C të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 28°C. Era do të fryjë lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Europa

Si pasojë e aktivizimi të ciklonit të Islandës, Europa Veriore dhe veriperëndimore do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur ku problematike situata do të paraqitet në Ishujt britanikë si edhe Finlanda e Norvegjia. Po ashtu, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere do të ketë në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. ndërsa pjesa më e madhe e kontientit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Artikulli paraprakAntony Blinken viziton sot Izraelin, do të takohet edhe me presidentin palestinez
Artikulli tjetër“Gëzim Çela pinte çdo ditë pinte kafe i qetë me shefin e komisariatit të Shkodrës”, gazetarja e njohur “zbërthen” detajet e bujshme: Prej muajit gusht qarkullon një video në SPAK