PAKO me 3 kumbulla dhe 3 dardha! Kërcënohet brenda burgut kunati i Erjon Alibej, kapet “Dragoviçi”

-Një kërcënim ka ndodhur në burgun e Bradasheshit në Elbasan. Të burgosurit Arben Spahiu që u arrestua në muajin Shkurt 2023 dhe shokut të tij të qelisë Xhafer Deliu, iu ka mbërritur në qeli një pako postare brenda të cilës ishin futur tre kumbulla dhe tre dardha.

Advertisements

“Ora News” ka mësuar se pakoja postare me tre kumblla dhe tre dardha, është përkthyer si një kërcënim nga Arben Spahiu dhe Xhafer Deliu, të cilën kanë nënkuptuar se ishte një mezazh kërcënues për jetën e tyre, se kundërshtarët jashtë burgut po i ndjekin nga pas dhe do i godasin me 3 plumba.

Kur autoritetet janë vënë në dijeni të këtij rasti kanë nisur hetimet dhe pas gati 7 muajsh verifikim, kanë zbuluar se njeriu që kishte zgjedhur këtë lloj mesazhi kërcënues, me kumbulla dhe dardha, ishte pikërisht Ervis Daka, i njohur ndryshe në Elbasan me nofkën “Dragoviçi”.

Advertisements

Arrestimi i Dakës, është kryer në muajin korrik 2023 dhe po këtë muaj gjyqtari i Elbasanit Elis Dine, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ervis Daka.

I gjithë operacioni është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi njëri nga personat e kërcënuar Arben Spahiu, tashmë i liruar nga burgu, ka hyrë në programin e mbrojtjes shtetërore, pasi kunati i tij, Erjon Alibej, është kthyer në i penduar dhe po bashkëpunon me prokurorët e SPAK, për të zbardhur krimet e rënda në Elbasan.

Tre vite më parë Ervis Daka alias “Dragovicc” u arrestua nga forcat special RENEA. Informacionin për të se në banesë kishte armë e ka dhënë Erion Alibej, tek shefi i sektorit të hetimeve të krimeve në policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

Më tej ky i fundit ka kërkuan ndërhyrjen e policisë RENEA duke sjellë arrestimin dhe burgosjen e “Dragoviccit”, të cilit ju sekuestruan dhe armët.

“Dragovicci”, ka qenë një nga personat e listës së ekzekutimeve të përpiluar nga Erjon Alibej, Arjan Spahiu dhe Nuredin Dumani. Ai njihet si krahu i vëllezërve “Ccopja” në Dubai, Talo Çelës dhe Mikael Qoses alias “Keli i Kicit”.

Artikulli paraprakGati ligji/ Kush jep shtëpi me qira do të tatohet, pritet rritja e çmimit
Artikulli tjetërÇmimet e larta të ushqimeve frenojnë konsumin, qytetarët: Të papërballueshme, s’na dalin të blejmë bukë