Dramatike janë historitë njerëzore që vijnë nga Izraeli pas sulmit nga Hamasi që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 1200 izraelitëve. Një e tillë është ajo e infermieres 22-vjeçare Amit Mann, e cila kaloi orët e fundit të jetës së saj para se të vritej nga persona të armatosur të Hamasit duke ndihmuar të plagosurit nga zjarri i terroristëve, siç shihet edhe nga mesazhet që ajo shkëmbeu me motrën e saj.
Advertisements
Sipas New York Post, Amit kaloi gjashtë orë në klinikën e Kibbutz Beeri në Izraelin jugor pranë Gazës duke u përpjekur të menaxhonte njerëzit e mbuluar në gjak. Në të njëjtën kohë, ajo shkëmbeu mesazhe me motrat e saj përmes WhatsApp-it, duke i kërkuar me ankth informacion mbi lëvizjet e ushtrisë izraelite ndërsa personat e armatosur të Hamasit iu afruan klinikës.
E pyetur nëse dëgjon të shtëna, infermierja 22-vjeçare u përgjigj: “Po, nuk ndalen. Duket se këtu ka terroristë të tjerë. Brenda shtëpive të njerëzve. Forcat ushtarake janë goditur”.
Advertisements
“Është një luftë dhe ne do të fitojmë. Ju duhet të përqendroheni në kujdesin për veten. Gjithçka do të mbarojë së shpejti” u përpoq ta inkurajonte 22-vjeçaren motra e saj me Amit duke iu përgjigjur “Të dua, faleminderit”.
Akoma më dramatike ishin mesazhet e Amit me motrën tjetër. “Ai është këtu, është brenda në klinikë. Nuk mendoj se do të dal e gjallë nga këtu. Bëhu e fortë nëse më ndodh diçka”, ka shkruar 22-vjeçarja teksa ndodhej në kuzhinën e klinikës duke mbajtur një thikë në duar.