Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, ku dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e kryefamiljarit Nikoll Buja.
Advertisements
Një prej fqinjeve të familjes rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar të gjithë fshatin.
Me dalë jashtë kishim frikë. Shtëpia ime është pak më andej, kam dalë në dritare kam dëgjuar duke u dridhur. Krisi arma. Unë mendova se i ka zënë shtëpia. E pashë dhe më tha që kam shpëtuar. Më tha që i kapa grykën e armës dhe e ngrita lart.
Advertisements
Pastaj njëri më kapi me grushta nga turnjtë. E ka fytyrën zi. Jam shumë e frikësuar sepse ai që nuk dëshiron të punojë për një 10 mijë lekësh të merr shpirtin, tha ajo.