Spikerja virtuale Tokyo Tirana”, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, erdhi si risi në televizionet shqiptare.
Advertisements
Ajo u bë realitet në Euronews Albania, duke ngjallur shumë komente, debat, habi, padyshim edhe kritika.
Në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, të ftuarin patën përplasje mendimesh, ku gazetarja Eneida Xhelili u shpreh e revoltuar pasi sipas saj mund të shkaktoj dëm te njerëzimi.
Advertisements
Pjesë nga debati:
Eneida Xhelili: Kështu ndodhi dhe shekullin e kaluar me armët bërthamore, kështu ka ndodhur dhe me shpikjet e tjera, që në momentin e parë duken shumë inovative, por më pas nuk është kontrolluar dot dëmi që i kanë shkaktuar njeriut. Nesër s’do ketë as Ismail Kadare, as Shekspiri.
Ermand Maternika: Bota po përdor robotët në vend të kamarierëve
Gledis Bozo: E bën poezinë në stilin e “Shekspirit” dhe kujtdo shkrimtar të caktuar
Gerond Taçi: Mund të krijojë poetë dhe shkrimtarë
Eneida Xhelili: Gazetarja: Mendoj se hakmarrja e Zotit do të jetë shumë e madhe për këtë që po thoni.