Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të dhjetorit Shqipëria mund të arrijë 10 mln turistë.
Advertisements
Në fjalën e mbajtur në aktivitetin ku u fol për bilancin e turizmit, Rama u shpreh se deri në gusht Shqipëria u vizitua nga 7 mln turistë, ndërsa shtatori u mbyll me 1,1 mln turistë të huaj dhe nëse dhjetori ecën me ritme të mira mund të arrihet shifra e pabesueshme e 10 mln turistëve.
Sipas kreut të qeverisë, suksesi i këtij sezoni është arsye për t’u ndjerë krenarë, por edhe për t’u vënë para përgjegjësisë që kërkesat e lartë që do të vijë vitin tjetër të mos na kthehet në bumerang.
Advertisements
“Bumi i këtij sezoni na vuri para edhe sfida të mprehta që duhet t’i adresojmë menjëherë. Po ashtu duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, të gjitha nivelet e qeverisje dhe sektorin e sipërmarrjes në turizëm se rreziku që gjithë ky nam i madh dhe i mirë kudo në botë i këtij viti të kthehet në bumerang në vitet në vijim është real. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për punën që kemi bërë dhe të ndihemi të shpërblyer për përpjekjet dhe durimin për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese”, tha Rama.