“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”- Pensionistët dhe minatorët protestë para Kuvendit, përplasen me policinë! Gardistët shtyjnë të moshuarit

Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.
“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.

Advertisements

Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.

Në pamje shihet momenti teksa gardistët shtyjnë të moshuarit dhe nuk i lejojnë të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.

Advertisements

Protestuesit kërkojne të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë.

Ndërkohë në orën 10:00 pritet të nisë seanca parlamentare.

Artikulli paraprakDjali njofton policinë: Babi ka rënë në pus dhe ka vdekur
Artikulli tjetërKokainë në kontejnerin me karkaleca, si e kaloi ish-futbollisti ngarkesën në Portin e Pireut: Grupi kriminal shqiptar pronari “i miellit”