Ditën e sotme në Tiranë, do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Advertisements
Kryeministri Rama ka priur personalisht në ambientet e jashtme të kryeministrisë të gjithë liderët e vendeve të BE-së dhe rajonit.
Një takim i ftohtë ishte mes tij dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis poër shkak të përplasjeve për çështjen Beleri.
Advertisements
Në një prononcim ë shkurtër për media, kryeministri grek tha se do të flasë me Ramën për t;i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
“Do të flas me kryeministrin Edi Rama dhe do të kërkoj që të lejohet betimi i Fredi Belerit”, tha Mitsotakis.
Ajo që u vu re nga pritja e kryeministrit Rama ishte gjithashtu mungesa e komunikimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryeministren serbe me të cilët pati vetëm shtrëngime duarsh dhe foto zyrtare. Ndërkohë me liderët e tjerë të BE Rama pati n jë pritje më të ngrohtë, ku u shkëmbyen dhe komunikime të shkurtra mes tyre.