Është mbyllur ende pa nisur seanca plenare e ditës së sotme. Që në nisje të saj, ajo pati përplasje mes deputetëve të opozitës me mazhorancën socialiste.
Advertisements
Rreth 45 deputetë të opozitës kanë reaguar sot në seancë plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste. Përplasjet në Kuvend erdhën si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Gjithashtu prej 2 muaj edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha. Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD.
Advertisements
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka paralejmëruar se do të merren masa për deputetët që bllokuan seancën e sotme.