Presidenti i Francës, Macron nga Tirana u shpreh se ka një rrugë dhe një vullnet që e “kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman ku do të vazhdojmë” për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Epoka e ribashkimit të Europës, tha më tej ai, nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.
Advertisements
“Unë jam mes jush i bindur se epoka që po hapet është ribashkimi i Europës që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon mes Kosovës dhe Serbisë duhet të na çojnë të zgjidhim të gjitha mosmarrëveshjet, që na shqetësojnë, por këtu ka një rrugë dhe një vullnet e kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman ku do të vazhdojmë” tha ai.