Nga dëshmia e Artan Tafanit u tha se avokati Adriatik Doga do të eleminohej nga Laert Haxhiu
Advertisements
“Nuk jam kontaktuar nga asnjëri dhe unë nuk kërkoj mbrojtje. Po e pa të arsyeshme Policia e Shtetit të më mbrojë, le të më mbroj. Që të kërkoj mbrojtje për vetën time, nuk kërkoj, e mbroj vetë veten time unë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur fare, e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku. Nga 2021-shi e deri sot mund të më kishin vrarë nga 100 herë ata.
E kam kushëri Mariusin, Artan Tafanin, para 3 muajsh kam pirë kafe. Kur u arrestua Mariusi, xhaxhai i tij me gjyshen, që janë 3 metra nga lokali im larg, më thanë që do të marrim avokat.
Advertisements
Të nesërmen dëgjoj unë që ky që unë do isha avokati i tij, paska dashur të më vriste mua. Asaj prokurores së SPAK menjëherë ia vunë mbrojtjen ata, neve tjerëve, mua dhe kësaj prokurores së Lushnjës (Merita Selimi) i bie që nuk na shpon plumbi.
Për mua nuk është e vërtetë, nuk kam asnjë qejf mbetje. Marrëdhënie me atë Laert Haxhiun nuk kam, nuk e njoh fare, me të atin e Laertit përshëndetem në rrugës, si lushnjarë që jemi. Këtë Mariusin (Artan Tafanin) e kam pasur klient, e kam mbrojtur si kushëri në gjyq, tek ai Lul Arapi (Lulzim Spahija) në qershor 2021 kam qenë avokat i vëllait të tij, vetëm nga këta 2 persona nuk e prisja, nga të 3 këta nuk e prisja. Sepse vërtet mund të kem mbrojtur edhe njerëz të Aldo Bares, por kam mbrojtur edhe këta. Kush ka trokitur, e kam mbrojtur, si lushnjar që jam, kaq”, tha ai.