Një shpërthim me eksploziv paraditen e sotme tronditi banorët te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Prokop Mima”. Sipas policisë ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në vetratën e lokalit në pronësi të një gruaje.
Advertisements
Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale. Në pamje shihet se janë dëmtuar xhamat e vetratës si dhe xhami i një makine që ndodhej e parkuar. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e saj.