Kush është dentisti i arrestuar për vdekjen e fëmijës 3-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë i moshën 3-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e marrjes së një mjekimi të gabuar te dentisti.

Advertisements

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shkak për humbjen e jetës së të mitur është bërë doza e anestezisë së dhënë nga dentisti 70 vjeçar Roland Xhaxho.

Xhaxho posedon një klinikë private në “Rrugën e Kavajës”.

Advertisements

Ka qenë babai i fëmijës, Guri Spahiu, ai që ka bërë denoncimin në polici. Ai ka pohuar se në klinikën private fëmijës i është bërë anastezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen dentare nga klinika, Spahiut i është kërkuar që djalin ta marrë e ta çojë në banesë duke rekomanduar dhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë, fëmija ka filluar të ndihej keq. Prindërit të shqetësuar kanë marrë në telefon klinikën private por nuk i është përgjigjur njeri.

Duke parë gjendjen e fëmijës e kanë çuar në spitalin pediatirik, ku mjekët pasi kanë parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në kujdes intensiv.

Megjithatë i mituri nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Artikulli paraprakShpërthim me tritol tek “Komuna e Parisit” në Tiranë
Artikulli tjetërDentisti e la në narkozë dhe nuk hapte telefonin, fëmija vdiq në QSUT