Autoritetet greke vazhduan me hetimin e rastit të vrasjes së gjashtë turqve në Lutsa duke bërë dy arrestime. Fillimisht, një turk u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas sulmit vrasës dhe një tjetër person, gjithashtu me origjinë turke, u arrestua pak ditë më parë në Greqi.
Advertisements
Goditja mafioze me gjashtë turqit e vrarë ndodhi pasditen e së hënës së 11 shtatorit dhe fillimisht u përfol për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës. Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit, si dhe vetë vendi i ekzekutimit, dhanë provat e para se si vrasësit lëviznin dhe sa mirë ishte i organizuar plani.
Disa javë më parë, 10 turq u arrestuan në Stamboll, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në masakër. Sipas mediave turke bëhet fjalë për anëtarët e bandës së Baris Boyun, të cilët po përgatisnin reprezalje për vrasjen e gjashtë personave. Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve të policisë në shtëpi në Stamboll dhe Izmir.
Advertisements
Kurthi
Njëri nga dy të arrestuarit i përkiste ambientit të organizatës ku bënin pjesë gjashtë të ekzekutuarit dhe kishte një rol qendror në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes, pasi kishte marrë përsipër transferimin e tyre nga vendi i origjinës në vendi i destinacionit përmes Greqisë.
Ai i kishte furnizuar edhe me karta identiteti false dhe kartë, ndërsa i kishte dërguar në akomodimin në Lutsa me pretendimin se ndodheshin afër aeroportit. Ai përveçse ekzekutor dyshohet se ka marrë pjesë edhe në veprimet përgatitore për vrasjen.
Fillimisht e çoi bashkëpunëtorin në vendin e vrasjes dhe më pas shkoi në shtëpinë e të gjashtëve dhe i çoi duke krijuar një kurth në vendin ku u ekzekutuan, me pretekstin për t’i çuar në aeroport, sipas mediave greke.