Kryeministri i Bosnjës: Serbia po gënjen, Radoiçiçi nuk i mori armët te ne

Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiç mohoi se armët e përdorura në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë nga grupi i Radocicit janë blerë në Tuzlla, duke i quajtur ato pretendime të rreme dhe tha se nuk mund të mbështeten me asnjë provë.

Advertisements

“Unë e kuptoj që Serbia në ditët e fundit ka qenë e ekspozuar ndaj presionit të madh nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Serbia nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga kjo anë e kufirit për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë dhe zyrtarëve lokalë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës.

Advertisements

Shërbimet e inteligjencës së Serbisë dhe udhëheqja e saj politike, për fat të keq, kanë hartuar një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë për sulmin terrorist në vendin fqinj.

Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë reagime adekuate, të shpejta dhe të sakta të bazuara në fakte. Na kanë nënvlerësuar sërish”, ka thënë Nikshiç.

Artikulli paraprakVdekja e 3-vjeçarit, moderatorja habitet me mjekun: Si arrite të punosh sot? Xhaxho: Jemi mësuar me të tilla gjëra
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera