Klodiana Lala zbardh detaje të reja, ja pse bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka u paraqit në SPAK

Artan Gaçi, bashkëshorti ish-ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar sot në SPAK. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Advertisements

Kjo e fundit raporton se Gaçi është thirrur për t’u marrë në pyetje për një kallëzim të bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, që ndodhet pas hekurave për blerje votash.

Advertisements

“Gaçi po merret në pyetje për akuzat që bëri Beleri, se ka përfituar si investitor strategjik tokë përmes procedurave të paligjshme, në zonën e Himarës.

Nuk dihet ende nëse SPAK do të thërrasë edhe ish-ministren Xhaçka, e cila po ashtu është kallëzuar penalisht nga Beleri”, shprehet Lala.

Artikulli paraprakLajmi i fundit/ Breshëri plumbash në vend
Artikulli tjetërE rëndë/ Humb jetën në spital foshnja 8 muajshe, prindërit akuza për neglizhencë