Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në Fier pasi ushtronte profesionin e laborantit dentar i papajisur me licencë si dhe posedonte në laborator, por edhe një sasi cannabisi.
Advertisements
Gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave konsiderohet i rrëzikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Advertisements