“Kalova 80 mijë euro në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit”- Biznesmeni Julian Morina pranon transaksionin: Do t’iu vë në dispozicion…

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro, transferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Advertisements

Sipas News24 gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar këto trasferta dhe iu tha hetuesve se do t’iu vërë në dispozicion bilancet e kompanive, ndërsa ka shpjeguar se paratë I janë kthyer mbrapsht nga bashkëshortja. SPAK thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi. Ai fillimisht u akuzua për trafik drogë dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj, por jo akuzë ra rrugës.

Advertisements

Por, ndërsa ende nuk I ka mbyllur hesapet me SPAK për çështjen e parë, pasi gjykata e lartë ende nuk është shprehur për të, Tahiri po përballet me telashe të reja ligjore, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij.

Ndonëse tejet të rezervuara, burime pranë SPAK thonë se në kuadër të kësaj çështje janë pyetur edhe biznesmenë të tjerë të njohur.

Artikulli paraprakGaza rrafsh me tokën, palestinezët s’kanë ku të strehohen
Artikulli tjetërAntony Blinken viziton sot Izraelin, do të takohet edhe me presidentin palestinez