Një shtetas austriak ka humbur jetën në spitalin e Korçës mëngjesin e së hënës (16 Tetor).
Advertisements
Raportohet se 72-vjeçari kishte shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.
Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Advertisements
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.