“Fluturoi” me “Audi” në Tiranë, kushëriri i Ervis Martinajt: Kisha pirë tullumbace…

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u arrestua Emiljano Nina 28 vjeç. Ai është kushëriri i “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar. Nina u arrestua pasi në muajin gusht të këtij viti përplasi automjetin që drejtonte me shpejtësi së lartë, me bordurën anësore te Liqeni Artificial dhe më pas u largua.

Advertisements

28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim. Paraprakisht mësohet se ai ka deklaruar pas arrestimit se ditën kur ndodhi aksidenti kishte pirë tullumbace me oksid azoti dhe për këtë arsye e humbi kontrollin e “Audi”-it.

Por si u arrestua? Policia thotë se kishte informacion për lëvizjet e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në të dhënat për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Për këtë rast është finalizuar operacioni policor i koduar “Escape”, si rezultat i të cilit, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji” është lokalizuar kapur dhe vënë në pranga” njofton policia.

Advertisements

Artikulli paraprakTërmet i fortë në “Unazën e Zjarrit”!
Artikulli tjetër“Shkarkoni drejtorin!” KLSH zbulon abuzime të frikshme te agjencia që administron pronat e sekuestruara