Disa ditë më parë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për trafikantin me pseudonimin “Fantazma e Mesdheut”, i cili ishte me nam për transportet që bënte ne skaf duke u kthyer në një legjendë edhe në Vlorë.
Advertisements
“Disa madje janë ngritur dhe në gradë. AMP ka bërë punë gjatë kësaj kohe, por nuk ka prekur nivele të larta të policisë së shtetit, është marrë me nivelin zbatues të policisë. Vetëm SPAK është marrë me nivele të larta. Dhe ne e kemi të pavarur SPAK nga policia. Por çfarë ishin këta 3 personat? Njëri ishte fantazma e Mesdheut, kështu i thonë. As fotografi nuk i gjejnë. Merret me linja nga Afrika e Veriut, në Marok, në Turqi e Itali, ai është më i shpejti e më i pakapshmi. Madje që nga koha kur Luan Rama ka qenë ministër i Brendshëm,” tha Karamuço.
Por, ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, ka bërë një status ku sqaron se fantazma e mesdheut që askush nuk e njihte është Arben Dalipaj.
Advertisements
Madje Zagani ka publikuar edhe foton e tij.
“Lexova sot në media se ca “koka” të mëdha që bëjnë ekspertizën e krimit në vendin tonë deklarojnë se Arben Dalipin, sjafisti e famshëm s’e njef askush dhe se s’ka asnjë foto të tij. Sa për fillim po jua dergoj foton unë nga Zvicra meqe ju aty nuk keni mundesi l, dhe së dyti gugulloni pak emrin tim dhe lexoni..do mesoni shumë për këtë trafikant që na e bëtë kaq të famshëm deri në fantazmë“, shkruan Zagani.
Më herët, Zagani ka rrëfyer lidhjet e biznesmenit vlonjat, Arben Dalipaj me trafikun e drogës dhe me politikanë.
Ai ka treguar se si e trafikonte ai drogën dhe si u pengua të hetonte për Dalipajn.
Sipas tij, biznesmeni vlonjat kishte investuar në disa koncesione hidrocentralesh.
Mediat helene thonë se kryeministri Mitsotakis do të kërkojë sot në Tiranë që Fredi Beleri të bëjë betimin
Zagani thotë se tentoi ta përgjonte Dalipajn, por u pengua që të vendoseshin përgjuesit në shtëpinë dhe makinën e tij. Ai shton se në shtëpinë e Dalipit ka patur një cantë me 20 kg kokainë dhe 3 milionë euro cash.