Erdhi rëndë, vuante nga zemra! Si vdiq foshnja në Tiranë(Rasti i dytë)

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e foshnjës 8-muajshe nga Shkodra në spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, por në media lajmi doli ditën e sotme. Paraprakisht nga informacionet e para mësohet se foshnja kishte probleme me zemrën. Prindërit fillimisht e çuan në spitalin e Shkodrës. Aty qëndroi një ditë e gjysmë dhe më pas u transportua drejt Tiranës.

Advertisements

Foshnja ka përfunduar në gjendje të intubuar dhe më pas ka ndërruar jetë. Familja ka bërë denoncim në polici duke akuzuar mjekët për neglizhencë. Prokuroria e Shkodrës ka marrë kartelën në spitalin e Shkodrës dhe po vijon hetimet për rastin. Pak ditë më parë ndërroi jetë në Tiranë një tjetër fëmijë 3-vjeç pas ndërhyrjes për dhëmbët në një klinikë private. Edhe në këtë rast, prindërit kanë akuzuar mjekun për neglizhencë.

Artikulli paraprakPas tritolit, breshëri plumbash në banesë! Kush po kërkon të ekzektutojë Skënder Likën?
Artikulli tjetërMinistrja e Jashtme gjermane mesazh të fortë nga Tirana: Serbia po provokon me trupat në kufi me Kosovën